Rita Ora rrëfen ‘’tmerrin’’ që ndjeu kur mësoi për herë të parë se nëna kishte kancer: ’’O Zot, mendova…’’
Rita Ora ka ndarë me fansat e saj një nga momentet më të errëta të jetës, atë kur mësoi se mamaja e saj kishte kancer.
Para pak ditësh, ajo mori lajmin e mirë se nëna e kishte fituar betejën, por ankthi që këngëtarja nga Kosova ka përjetuar ka mbetur gjatë në mendjen e saj, edhe për shkak të guximit që mamaja ka treguar.
“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.
Kjo video në fakt i drejtohet një fondacioni që mbështet gratë me të njëjtën sëmundje, ndërsa nëna e këngëtares do të prezantojë rroba banjet për femrat me kancer në gji.
albshowbizzz.com