Rita rrezikon me veshjen në ndejën pas Oscars

 
 

Rita Ora ka marrë sërish vëmendjen me dukjen e saj, këtë herë në Oscars.

Ajo njihet për veshjet e saj eksperimentuese e as këtë herë Rita nuk ka dështuar për të marrë vëmendjen.

Këngëtarja ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Oscars, përcjell Gazeta Express.

Rita është shfaqur në një fustan të zi nga Alexander McQueen, ndërsa fustani me shumë stil ka shfaqur edhe mjaft shumë zhveshje.

Për këtë veshje Rita ka kapur flokët ndërsa është dukur shumë elegante.

 
 

albshowbizzz.com