Ritëm dhe pozitivitet – Diona Fona vazhdon të fascinojë edhe në videoklipin e ri

  
  

Këngë pas kënge ajo vazhdon që të tregojë se është një risi, diçka që nuk kemi parë në skenën muzikore shqiptare.

Diona Fona ka publikuar projektin e ri “E ke dit” dhe ashtu si këngët e kaluara, ajo rrëmbeu vëmendjen e adhuruesve të muzikës moderne shqiptare.

Me shumë ritëm dhe pozitivitet, si çdo këngë edhe ky projekt karakterizohet nga Diona që shfaqet tejet ekstravagante në këtë videoklip.

Më bukur se kurrë, kësaj radhe Diona shfaqet edhe në një pjesë në repturë në anglisht duke treguar shkathtësinë tjetër të saj, e që vërtet i përshtatet stilit të saj.

Projekti është punuar në muzikë nga K Master, ndërkaq teksti është punuar nga vet Diona dhe Erion Dragidella.

Kënga kësaj radhe është realizuar në studion e PINT dhe videoklipi është punuar nga Imagine Films.

Ky projekt i paraprin lansimeve të reja të këngëtares që do të vijnë në muajt në vijim.

Deri më tani projekti më i suksesshëm i Dionës mbetet “Havera” me 10 milionë klikime, projekt ky që u punua nga Big Bang në Redbox, teksa projekte tjera që u rpitën mrië janë edhe “Shootah”, “Shy” dhe “Feeling”. /Telegrafi/