Robert Berishën e ndjek shiu edhe në Amerikë

 
 

Këngëtari Robert Berisha, që njihet po ashtu edhe si burri i Nora Istrefit gjendet në qytetin e bukur të Miamit në Florida.

Nuk dihet se pse është atje Roberti, për të kënduar apo për të pushuar por nëse është kjo e fundit atëherë moti atij nuk është duke i marrë si duhet.

“Kah të shkoj e prishi kohën”, ka shkruar Roberti në një imazh që e ka publikuar në InstaStory.

Roberti është i angazhuar shumë në muzikë, por ai nuk e harron familjen dhe shpesh shihet se është një baba i përkushtuar, sidomos për vajzën e tij Renee.

 
 

albshowbizzz.com