Rojet e sigurisë nxjerrin Tygan nga festa e ditëlindjes së Floyd Mayweather

  

Reperi i famshëm Tyga është nxjerrë me forcë nga festa e ditëlindjes së Floyd Mayweather nga rojet e sigurisë.

Videot tregojnë momentin kur reperi u nxorr jashtë pasi u përplas me një nga anëtarët e stafit.

Kampioni i boksit Floyd festoi 42 vjetorin e lindjes mrëmjen e së shtunës në Jadelle në Beverly Hills, me të ftuar French Montana, Tiffany Haddish dhe Stefflon Don.

Fatkeqësisht për Tyga, nata mbaroi para kohe, pasi raportohet se 29-vjeçari mori pjesë në një grindje që ndodhi në festë.

Në pamjet e publikuara shihet i kapur për krahu nga rojet e sigurisë që e shoqërojnë jashtë dere.

  
  
  

  
  

 #PressPlay #Tyga gets removed from #FloydMayweather’s birthday party after getting into an altercation! #Thoughts? (Swipe Left) 

A post shared by   HOLLYWOOD UNLOCKED  (@hollywoodunlocked) on