Romanca e Lady Gaga në film kthehet në një histori dashurie në jetën reale?

  

Kimia e Lady Gaga dhe Bradley Cooper duket qartë sa herë dalin para kamerës dhe kjo është për një arsye të fortë: Ata i japin shumë mbështetje njëri-tjetrit.

Para se aktorët të dilnin në skenën e Oskar 2019 për të performuar hitin e tyre “Shallow”, Cooper i dha një mesazh tepër të bukur Gagës.

Këtë gjë e zbuloi vetë këngëtarja në një intervistë pas shfaqjes ku tha: “Një prej gjërave më të vështira në jetë është të jesh e fortë mjaftueshëm që të jesh vetvetja. Unë dëshiroj që çdo njeri që shkon në një event të ndjejë një lloj kënaqësie brenda vetes. Pikërisht këtë më tha Bradley dje kur po përgatiteshim për performancën. Ai më tha, Le të gëzohemi pak. Dhe pikërisht kështu ndodhi”, tha 32-vjeçarja.

Performanca e të dyve nxiti spekulimet se ka nisur një histori e re dashurie mes çiftit, por asgjë nuk është konfirmuar ende. Ndërkohë, sot Lady Gaga ka rrëmbeu çmimin e parë Oskar.

Kënga e saj “Shallow” fitoi ‘Best original song’ në 91 vjetorin e Akademisë së Çmimeve. Kujtojmë se Lady Gaga ishte e fejuar me Christian Carino, por lidhjes së tyre i erdhi fundi para disa javësh.