Ronaldo nuk i ka propozuar akoma Georginas për shkak të angazhimeve të çiftit

  
  

Georgina Rodriguez i ka mohuar spekulimet se është fejuar me Cristiano Ronaldon, por ka pranuar se do të ishte shumë e lumtur nëse futbollisti do t’i kërkonte të martohej me të.

Modelja, e cila ka një vajzë me superyllin portugez, ka folur haptas për lidhjen e tyre, pasi ishin përhapur thashetheme se po planifikonin të martoheshin.

25-vjeçarja ka thënë se nuk ka ndodhur akoma diçka e tille, porse kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen. Çifti ka shumë obligime në jetën e tyre profesionale, prandaj nuk janë fejuar deri më tani.

https://telegrafi.com/tag/cristiano-ronaldo/ target=”_blank” rel=”noopener”>Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur me nëna surrogate, ashtu që krahas jetës profesionale, Georgina kujdeset edhe për fëmijët, gjatë kohës kur Cristiano duhet të udhëtojë për ndeshje.

“Do të më pëlqente (të martohesha me të). Tash kemi prioritete, por në të ardhmen do të ishte e mrekullueshme të bëhem gruaja e tij”, ka thënë bukuroshja për Hola!.

  

Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo Junior dhe Georgina Rodriguez (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

  

CR7 së fundmi është akuzuar për keqtrajtim seksual dhe është dënuar për mashtrim me taksa, ndërsa Georgina është duke u përballur me dhimbjen e saj https://telegrafi.com/vdes-babai-te-fejuares-se-cristiano-ronaldos-georgina-rodriguez/ target=”_blank” rel=”noopener”>pas humbjes së babait.

“Cristianon e kam gjithmonë në krah. E kam mbështetjen e tij çdo ditë. Ai kujdeset shumë për mua në këtë pikëllim”.

“E mbështesim njëri-tjetrin reciprokisht në gjithçka. Është gjë e mirë që e kemi njëri-tjetrin, formojmë një ekip të shkëlqyer”, ka theksuar Georgina. /Telegrafi/