Ronela Hajati e kaloi Shën Valentinin vetëm dhe duke qarë!

 
 

Nëse dita e djeshme e Shën Valentinit ka qenë dita më e trishtuar për ju që nuk e festuat me asnjeri, mos u mërzisni sepse nuk jeni vetëm.

Ronela Hajati e ka kaluar vetëm në shtëpi 14 Shkurtin dhe e dini çfarë ka bërë? ka qarë!

Po, po, këngëtarja e ka kaluar mbrëmjen e djeshme duke qarë, pasi ishte duke parë filmin më romantik të mundshëm, “Titanic”.

Ajo ka publikuar disa foto të shkëputura nga filmi ndërsa shkruante: “Ok unë qaj si idiote me këtë film”.

Dhe ta mendosh që në momentet që nisi të qante Ronela, Jack nuk kishte vdekur akoma.

Epo nuk duam ta imagjinojmë sesi e ka pritur Ronela fundin e filmit!

 
 

albshowbizzz.com