S4MM: Ngushëllime të sinqerta për gjithë familjarët e viktimave
Një aksident i rëndë ndodhi sot në autostradën Shkup – Tetovë ku mbetën të vdekur 13 persona dhe të lënduar mbi 20-të.
Pas këtij aksidenti tragjik kanë shprehur ngushëllimet e tyre edhe artistët shqiptarë përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.
“Ngushëllime të sinqerta për gjithë familjarët e viktimave. Lutemi që të lënduarit tjerë të shërohen sa më shpejtë dhe ti kthehen jetës normale dhe familjes”, shkruan reperi nga Tetova, S4MM në një postim të tij të publikuar në InstaStory. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com