Sabri Fejzullahu bëhet nostalgjik për Ibrahim Rugovën: Presidenti historik i popullit shqiptar që kurrë nuk do të vdes

  
  

Ai është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar dhe para dy vjetëve mbushi 50 vjet karrierë muzikore.

Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahun, i cili na ka shoqëruar përgjatë këtyre viteve me këngë të bukura të interpretuar me shumë emocione.

Këngëtari ka krijuar ndër vitesh edhe shumë miq dhe ndër të tjerash edhe personalitete të sferave të ndryshme të jetës.

Një prej tyre është edhe presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugovën, të cilin e ka cilësuar si njeri të mençur e trim.

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Instagram teksa ka vlerësuar tejet shumë ish-liderin e LDK-së.

“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit shqiptar që kurrë nuk do te vdes. Miku im i ditëve Studentore”, ka shkruar Fejzullahu në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 pasi humbi luftën me sëmundjen e rëndë të kancerit. /Telegrafi/