Sabri Fejzullahu u dedikon urime të veçanta nipit dhe mbesës

 
 

Gjyshi uron nipin dhe mbesën me shumë dashuri Djali i Ermalit dhe Arianës feston sot ditëlindjen e 10-të.

Përveç Artit, ditëlindjen e ka edhe vajza e Bulzës, Riga e cila sot feston 2-vjetorin e lindjes.

Me fjali të thurura bukur, e me shumë dashuri, gjyshi ka uruar nipin dhe mbesën duke iu dëshiruar atyre jetë të gjatë, shëndet, fat e lumturi.

“Sot Gjenerali i gjyshit e ka ditelindjen, Njeqind vjet i festofsh o diell qe me ngroh, O mitivi i gjyshit,O drite e syve te mi, E di qe me Ty do te krenohem tan jeten.”, ka shkruar Sabriu krahas fotografisë me nipin.

Një urim të bukur ka edhe për mbesën, të cilën e konsideron simbol dashurie.

“Kur ta ndjeva zanin e aromen e pare , i kishe 5 dite,Sot i mbushe 2 vjet dashnija e gjyshit , ti qe je e do te mbetesh simbol dashurije , qe na bon per vete,Pas tri diteve qe linde , na bane me u la ne lote per Ty dhe tash mexi pres me zbardhe mengjesi qe ti me ma flladit zemret me buzeqeshjen qe na dhuron he lum gjyshi qe te ka ,E lus Zotin e madh me jetu deri ne ditelindjen e njiqind,Gjyshi yt”, ka shkruar këngëtari i mirënjohur.

Këngëtari është i martuar prej vitesh me Nerën dhe kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën. Këngëtari ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë, Armendin dhe Adelinën. /21Media

 
 

albshowbizzz.com