Sabri Fejzullahut i ka mbetur peng pasaporta e Shqipërisë, ja çfarë thotë ai pasi nuk e mori kurrë

 

Sabri Fejzullahu ka
treguar çfarë i ka mbetur peng në zemër.

Derisa ishte i ftuar
në emisionin “Lart e Poshtë”, këngëtari tha se ia ka dashur zemra që gjithmonë
ta ketë një pasaportë shqiptare edhe pse vizat nuk i janë refuzuar asnjëherë
nga ambasadat.

  

“Peng në zemër e kam,
pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra
ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i
falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk na refuzuan
vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e
kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka treguar këngëtari.

Ndërkohë, vetëm pak
ditë më parë, një listë me emra të cilët morën pasaporta shqiptare u publikua.

Në të ishte emri i
Gold Ag-së, Shyhrete Behlulit e Shkurte Fejzës./Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com