Selena Gomez bie nga froni, zbuloni cila është femra më e ndjekur në Instagram [FOTO]

 

Selena Gomez ra nga froni si femra më e ndjekur në Instagram, pasi një tjetër këngëtare i ka zënë vendin. Ariana Grande është momentalisht femra më e ndjekur në Instagram. Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 ndjekës më pak.

rs_634x1024-181207164255-634.ariana-grande-nyc.ct.120718.jpg

Kjo është “goditja” e dytë që Gomez merr nga ndjekësit, pasi deri në fund të tetorit të kaluar ishte më e ndjekura në rrjetin social , por Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës. Profili i Arianas është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private.

Nga ana tjetër Selena u shkëput nga rrjeti social në fund të muajit shtator, pasi u përqëndrua në shëndetin e saj mendor. Ajo vendosi që të postonte më pak, duke u shprehur sesi kishte ndikuar në depresionin e saj rrjeti social.

 

 

albshowbizzz.com