Shakira flet për fëmijët: Dikur isha shef i vetvetes, tash i kam dy

  
  

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, është një prej personaliteteve të njohura që flet haptas lidhur me amësinë.

Ajo dhe Gerard Pique janë prindër të dy djemve, Milan dhe Sasha, ndërsa prej se është bërë nënë (në vitin 2013), këngëtarja ka folur hapur lidhur me sfidat dhe gëzimet që i ka përjetuar.

“Fëmijët e kanë ndërruar qendrën e gjithësisë sime. Tash gjithçka sillet rreth tyre. Është një dimension krejtësisht i ri i dashurisë, së paku për mua”.

“Amësia më ka ndihmuar që të jem e disiplinuar, tash kam prioritete në jetë. Para se të bëhesha nënë isha shef i vetvetes, ndërsa tash i kam dy (shefa të tjerë)”.

“Nuk qëndroj më në studio deri në 3:00 të mëngjesit. Tash kam familje dhe ata kanë nevojë për mua”, ka thënë Shakira.

Kur kishte mësuar se do të bëhej nënë, kishte vendosur të grumbullonte sa më shumë informacione rreth shtatzënisë. Por, në fund e kishte kuptuar se shtatzënitë sikurse fëmijët, dallojnë.

“Nuk ekziston ndonjë libër ose person që mund t’ju mësojë se çfarë prindi duhet të jeni. Me siguri kam gabuar për diçka si prind, me siguri do të gaboj edhe në të kaluarën, por gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme”, ka treguar këngëtarja. /Telegrafi/