Shpat Kasapi i jep fund beqarisë! Kush është e dashura e tij?

  

Shpat Kasapi ka vendosur ti japë fund beqarisë. Duket se ai e ka gjetur dashurinë e jetës së tij dhe është gati që t’ia prezantojë publikut.

I ftuar në emisionin “Mirage”, ai zbuloi se distanca është një prej arsyeve kryesore për të cilën do e bëjë zyrtare.

“Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt. Është koha se bëra 33 vjeç. Do të ketë fejesë. Ajo është në Kosovë, unë jam në Shkup, po kontaktojmë, falë zotit kemi Whatsapp-in’”, tha këngëtari.

Kjo do të jeta lidhja e parë zyrtare e këngëtarit pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj. Kjo e fundit po shijon jetën si një grua e martuar me Jakub Kindl.