‘Shpërtheu ndaj stilistëve”, Ashley Graham: Bebe Rexha nuk është vetëm
Muajin e kaluar ylli i popit, Bebe Rexha shpërtheu ndaj stilistëve që refuzuan ta vishin për mbrëmjen e madhe të çmimeve Grammy.
Sipas këngëtares, stilistët nuk pranuan ta vishnin për shkak të trupit të saj me përmasa të mëdha.
Por Bebe Rexha nuk është një rast i vetëm.
Modelja Ashley Graham tha se eksperienca e 29-vjeçares nuk është një rast unik, por është 100% prezent në industri.
“Bebe është masa 8 ndërsa unë jam masa 14-16. E ndejva dhe e kam ndjerë dhimbjen e saj për mjaft kohë. Është shumë e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse ndodh gjatë gjithë kohës. Por kur e dëgjon në mediat sociale, të përplaset në fytyrë,”-tha modelja. “Unë e di zemërimin që ndjen kur të refuzojnë të veshin.”
Përpothuajse dy dekada, Graham është munduar të përfshijë në industrinë e modës jo vetëm modelet e dobta por edhe ato të kolme.