“Shqipe”, projekti i ri nga Sabri Fejzullahu

  
  

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka publikuar projektin më të ri të tij.

Kënga titullohet “Shqipe” dhe vjen në prag të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Klipi është xhiruar në Shqipëri dhe Kosovë, e ky është priojekti i radhës nga këngëtari të cilin as mosha nuk po e ndal.

Videoklipi është punuar nga MC Production.

Ndërkaq, muzika dhe teksti janë punuar nga Mirton Xhekaj respektivisht Kreshnik Avdiu.

Për Sabri Fejzullahun fjalët janë pak për ta përshkruar.

Ditë më parë ai u dekoruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/