Shqiptari që ishte pjesë e “Grammy”: Kam bërtit për Duan me aq fuqi sa kam pas, më dolën lot
Dua Lipa gjeti përkrahjen e shqiptarëve edhe brenda ceremonisë së madhe të “Grammy Awards”.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, i ka gëzuar të gjithë vendasit e saj pas fitores së madhe që arriti në “Grammy Awards”, kështu duke marrë dy çmime të rëndësishme, shkruan lajmi.net.
Atë natë e gjithë salla ishte e mbushur plot, e në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe këngëtari shqiptar, Durim Morina i njohur për publikun me nofkën, Mirud.
Ai nëpërmjet disa postimeve në Instagram e ka bërë të ditur se ishte pjesë e “Grammy” ndërsa dikush prej ndjekësve e ka pyetur nëse është krenar që Dua ka fituar.
“Normalisht që po, kam bërtit me aq fuqi sa kam pas dhe lot mkan dal prej gzimit për to që fitoj, Dua Lipa”, ishte përgjigja e Mirud.
Duhet kujtuar se ai së fundmi ka qenë në Shqipëri, pasi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Outfit: @miranda_dupi you’ve made me look like a star and I love you so much. You’ve changed my life. ♥️ Hair: @kinder0401 #grammys2019
albshowbizzz.com