Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë në Kosovë për pavarësinë
Specat kanë dhënë lajmin e mirë për fansat që janë në pritje të albumit të ri muzikor. Mc Kresha ka njoftuar se “USA-Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë” do të jetë në të gjithë platformat online me 17 shkurt.
Data e publikimit të albumit përkon me 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo zgjedhje e dyshes Mc Kresha-Lyrical Son për këtë album të tretë që do sjellin së bashku.
Megjithatë fansat janë lumturuar dhe janë “në gjemba” derisa të publikohet albumi. Mc Kresha dhe Lyrical Son ia dalin që të marrin vëmendje dhe të kenë sukses në cdo projekt të ri, prandaj do të gëzojnë arritje të shumta me albumin “USA”.
View this post on Instagram
@pintofficial #USA 17Shkurt 2019