Si 8 vjeçe shkoi në muze për vizitë, sot e ka skulpturën e vet nga dylli – Dua Lipa, kjo storie e pabesueshme suksesi në 11 vjetorin e pavarësisë
Dua Lipa ditë më parë zbuloi skulpturën e saj nga dylli në muzeun më të famshëm në botë, Madame Tussauds.
Yjet e njohura janë të skulpturuara nga dylli deri në perfeksion, gjë që mahnit shumicën e vizitorëve të këtij muzeu.
Një storie e pabesueshme suksesi është ajo e Dua Lipës.
Superylli shqiptar ka publikuar imazhe të saj të vizitës së parë kur ishte vetëm 8 vjeç.
Pikërisht në vitin 2004 babai i saj Dukagjini dhe nëna, Anesa, u larguan nga Kosova për të filluar jetë të re në Londër.
Vështirë dikush ta ketë menduar se vetëm 15 vjet më vonë, Dua Lipa do ta kishte skulpturën e saj të dyllit në këtë muze përkrah Jennifer Lopezit dhe shumë yjeve tjera, në vendin ku dikur ajo thjesht pozoi si një vajzë e lumtur që vizitoi muzeun dhe erdhi nga Prishtina në Londër.
“Udhëtimi im i parë në Madame Tussadus në vitin 2004 kur familja ime erdhi për vizitë nga Prishtina”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.
Prapa kësaj skulpture qëndrojnë pa fund suksese në një kohë të shkurtër.
Dua Lipa sapo vjen nga suksesi më i madh në karrierën e saj, një sukses historik ky me dy çmime Grammy të fituara nga akademia amerikane e muzikës.
Ajo më parë ka fituar edhe çmime tjera prestigjioze si Brit Aëards, ndërsa hitet e saj janë botërore.
Dua Lipa performoi në gusht në vendin tonë në festivalin Sunny Hill i cili ka marrë përmasa botërore falë prezencës së Duas.
/Telegrafi/