Si dhe pse ndodhi takimi i Vlorës me Edona Llalloshin?

 
 

Edona Llalloshi është një emër i dashur për ne, e zë i dëshmuar për vite me rradhë.

Koncerte, festivale, ahengje e organizime nuk kanë si mos të bëhen pa të, duke qenë ndër zërat më melankolikë në estradë, shkruan Kosovarja.

Sikurse të gjithë këngëtarët, edhe atë mbrëmja e së dielës e zuri në mesin e qindra shqiptarëve me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Ishte Amerika që artistja kishte zgjedhur të krijonte atmosferë të paharruar për shqiptarët që ndodhen atje.

Në mesin e të pranishmëve, këtë ndejë nuk e humbi as Ambasadorja e Kosovës, Vlora së bashku me ndihmësen e saj, Teuta Sahatçiun.

Me këtë rast, ato shkrepën edhe një fotografi së bashku, e më të thjeshta e më të bukura si kishim parë asnjëherë. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com