“Si ia the burrit që je shtatzënë”, Almeda Abazi tregon për momentin emocionues

  Ndjekësve të Almeda Abazit u ka interesuar se si i ka treguar ‘Çënarit’ se është shtatzënë dhe ajo u ka kthyer përgjigjene shumëpritur.      

Modelja shqiptare, Almeda Abazi nëpërmjet Instagramit së fundmi ka pranuar pyetje të shumta pasi vet ua dha ndjekësve këtë mundësi, shkruan lajmi.net.

Të shumta ishin pyetjet për foshnjën që po e mban në bark e dikush prej tyre e ka pyetur se si i ka treguar ‘Çënarit’ që është shtatzënë.

“Në fakt e zbuluam së bashku sepse nuk isha mirë. Kohët e fundit kam pasur disa dhimbje të mëdha në kokë dhe unë shkova për ta parë nëse kjo ishte një migrenë apo diçka e ngjashme. Por jo, ishte fëmija im, kështu që ka qenë një goditje e vërtetë e madhe me lot lumturie në të njëjtën kohë”, ishte përgjigja e Almedës.

Ajo do të lind edhe dy muaj, që i bie diku në prill dhe me padurim po pret që ta marrë në duar djalin të cilit kanë vendosur t’ia lënë emrin Efehan./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com