Si të votoni për Rita Oren në “BRIT Awards”?

 
 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, konkurron këtë vit për dy çmime në “Brit Awards”.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brits”, do të mbahet më 20 shkurt 2019, në “The O2 Arena”, në Londër.

Shqiptarja Ora gjendet e nominuar në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore”, për klipet “Let you love me” dhe “For You”, bashkëpunim me Liam Payne.

Me këtë të fundit, Rita krijoi dje një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke u bërë thirrje atyre që të votojnë për këngën e tyre.

Ata mund ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social Twitter, teksa kanë të drejtë një votë brenda një dite. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com