Skandali tradhtisë, Khloe Kardashian i jep fund lidhjes me Tristan Thompson

  

Mori fund përfundimisht. Khloe Kardashian është ndarë nga Tristan Thompson, 10 muaj pas skandalit të tradhtisë.

Burime thonë se ylli i televizoneve i dha fund lidhjes me basketbollistin dhe e kaloi Shën Valentinin nën shoqërinë e vajzës së saj, True.

Tristan  tradhtoi Khloe me disa vajza të ndryshe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre. Edhe pas skandalit, Kardashian nuk i dha fund lidhjes dhe vendosi ta falte. Por mesa duket kjo është një gjë të cilën, ajo nuk e ka kapërcyer dot dhe është ndarë.

Çifti nuk është parë së bashku që nga mesi i muajit janar. Gjithashtu Tristan nuk ishte me Klohe, kur ajo dhe True festuan ditëlindjen e parë të Kylie Jenner, Stormi.