Skivi flet për propozimin e deputetit për censurë dhe mendimi i tij na çuditi!
Si njëri ndër reperët më të vjetër
në skenën muzikore shqiptare, Visar Shala është pro censurës në muzikën rep, ku
përfshihet fjalori eksplicit dhe flitet për drogën.
Gjatë intervistës së tij të fundit dhënë për Prive, Skivi ka folur për propozimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdylit, për tu censuruar këngët e muzikës rep sepse sipas tij promovojnë narkotikët dhe stil të dëmshëm jete.
“Është një temë që ndoshta është dashur të hapet edhe më herët. Më herët jemi ndesh me censurë kur shteti shqiptar dhe kosovar, na kanë dërguar letra në e-mail neve e edhe televizioneve duke e ndalur transmetimin në kohë të caktuar në TV. Pajtohem me censurën sepse tek e fundit censura është për të mirën e gjeneratave të ardhme. Por tjetër është gabimi i prindit në këtë rast, në aspektin se sa i lejojnë fëmijët t’i dëgjojnë ato këngë”, ka thënë Skivi për Prive, duke u shprehur pro censurës në muzikë, edhepse vet bën muzikë për gati 20 vjet!
albshowbizzz.com