Spahiu: Tronditet Serbia, Dua i provokoi me fustan me simbole të Kosovës
Dua Lipa mbrëmë në Brit Awards e ka tërhequr vëmendjen edhe me veshjen e cila duket se është bazuar në simbole të flamurit të Kosovës.
Këngëtarja Dua Lipa mbrëmë (e mërkurë) në “Brit Awards 2019” rrëmbeu çmimin “Kënga më e mirë e vitit” me këngën “One Kiss” në duet me Calvin Harris, shkruan lajmi.net.
Ajo i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me këtë arritje, mirëpo edhe me veshjen që ka zgjedhur për t’u paraqitur në këtë eveniment.
Dua ka veshur fustan me ngjyrë të kaltër me yje e këpucë të verdha, pra me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Kjo i ka rënë në sy edhe aktorit shqiptar Fatmir Spahiu i cili ka reaguar nëpërmjet një Instastory me disa fjalë.
“Tronditet Serbia, Dua jonë në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës! Provokacia”, ka shkruar ai në Instagram./Lajmi.net/
albshowbizzz.com