Stresi nga burgu me urim romantik për ditëlindjen e së fejuarës, Kejsit
Gjatë ditës së sotme e fejuara e reperit shqiptar, Stresi, Kejsi ka një arsye më tepër për të qenë e lumtur.
Ajo ka filluar të pranojë urime të shumta të miqve me rastin e ditëlindjes dhe pavarësisht se ndodhet pas hekurave, këngëtari nuk ka munguar me urimin për më të shtrenjtën.
“Edhe 100 e shtrenjta ime! Gëzuar ditëlindjen, dashuri”, ka shkruar ai duke publikuar edhe disa fotografi romantike që i kanë bërë gjatë kohës sa ishin së bashku.
Ndërkohë, Kejsi gjendet në shtetin kanadez me studime gjersa këngëtari që në realitet quhet Arkimed Lushaj në burg.
E edhe Kejsi ka reaguar me këtë rast duke treguar se “çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Stresi u arrestua dhe po mbahet prapa grilave pasi iu gjet në dhomën e hotelit ku po qëndronte kokainë dhe një sasi parash të pa deklaruara. Po ashtu reperit iu gjet edhe një armë pa leje.
Ndryshe, këngëtari po mbahet në burg me akuza për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /Telegrafi/