Supermodelja Gisele zbulon përse i dha fund lidhjes me Leonardo DiCaprion

  

Për 5 vite, supermodelja Gisele Bundchen dhe aktori Leonardo DiCaprio ishin çifti hollivudian që morën vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ishte një prej ëngjëjve të Victoria’s Secret dhe ai ishte një prej aktorëve më të mirë që ka patur kinematografia ndërkombëtare. Gisele tani është e lumtur me Tom Brady, por lidhja që pati në të kaluarën shënon historinë më të gjatë të dashurisë në jetën e DiCaprios.

Për herë të parë, ajo ka vendosur të flasë për arsyen e ndarjes nga aktori. Gisele pati një betejë të madhe me sulmet e atakut që i sillnin mendime vetëvrasëse dhe i ndryshuan jetesën e shëndetshme.

Për të shpëtuar nga e gjitha kjo, modelja filloi të merrej me joga, hoqi dorë nga sheqeri, alkooli dhe cigaret. Nuk harroi ti hidhte një sy lidhjes së saj, të cilës i dha fund me qetësi.

“Kur kaloja sulmet e panikut, nuk ndihesha sikur mund t’ia tregoja ndokujt. Thoja se ndoshta nuk mundem, çdo njeri ka disa gjëra të vështira në këtë botë dhe nuk kisha të drejtë të ndihesha në këtë mënyrë.

A isha unë vetëm ndërkohë që unë po përpiqesha të qetësoja shpirtin tim ndërkohë që ai po qëndronte sikur nuk ka ndodhur asgjë? Në përfundim, fatkeqësisht, përgjigja ishte Po”, shkruajti Gisele në “Lessons:My Path to a Meaningful Life”.