T.I. dhe Soulja Boy kërkojnë që të bojkotohet Gucci
Gucci duhet që të bojkotohet sipas T.I. dhe Soulja Boy.
Reperët janë të zëshëm nga komuniteti i hip hopit dhe kanë bërë thirrje që të bojkotohet brendi i famshëm i veshjeve për shkak të një prej xhamperëve të rinj.
Modeli nga koleksioni i ri që kushton 890 euro e shfaq një xhamper të zi më të gjatë që shkon deri në fytyrë dhe prerjen e ka te goja.
Gucci is pulling this $900 sweater after people called out the brand for evoking blackface pic.twitter.com/CSDhUBjAaJ
— NowThis (@nowthisnews) February 9, 2019
Ky dizajn ka nxitur reagime për racizëm dhe Gucci ka pranuar shumë reagime duke dalë me komunikatë ku ka njoftuar se është larguar nga shitja ky model.
“Gucci kërkon falje për reagimet nga ky hamnper. Ne konsiderojmë se diversiteti është fundamental dhe duhet që të respektohet”, u shpreh Gucci me anë të një komunikate duke konfirmuar largimin e xhamperit nga linja.
Gucci deeply apologizes for the offense caused by the wool balaclava jumper.
We consider diversity to be a fundamental value to be fully upheld, respected, and at the forefront of every decision we make.
Full statement below. pic.twitter.com/P2iXL9uOhs— gucci (@gucci) February 7, 2019
Por, një kërkim falje për T.I. nuk mjafton pasi reperi nga Atlanta ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të protesuar ndaj brendit italian të modës.
“Si një konsumator me shtatë shifra dhe mbi shtatë vite që përdor produktet e brendit tuaj, mund të them se e keni bërë keq. Kërkim falja nuk pranohet”, ka shkruar mes tjerash T.I.
Soulja Boy ka vendosur që në vend të Guccit të përdor Fendin ose Fashion Novan.
Një veprim të ngjashëm bëri edhe Prada shumë kohë më parë duke shkaktuar reagime për racizëm. /Telegrafi/
Didnt know Prada did this in December. Them & Gucci banned b. pic.twitter.com/bB2Zwtqbvt
— IG: Mickey.Factz (@MickeyFactz) February 9, 2019