T-Pain ndërpret koncertin pasi goditet me top në skenë

  
  

T-Pain nuk është në koncerte për të bërë shaka me të.

Kjo është vërejtur edhe në koncertin e fundit në Denver të dielën, ku hitbërësi i shumë këngëve u godit nga një top plazhi.

Objekti e goditi atë në fytyrë teksa po performonte hitin “Bartender”.

Një pjesmarrës në koncert ka ndarë videon në Reddit, e kathënë se T-Pain ishte i irrituar sepse gjërat hidheshin në drejtim të tij.

Ky burim në Reddit ka thënë se edhe energjia në koncert ishte negative nga fillimi.

TMZ raporton se T-Pain më herët ka paralajmëruar largimin e tij në rast se vazhdojnë të hidhen gjësende.

Që nga 16 marsi T-Pain fillon turneun e tij amerikan prej San Antonios ku ndodh koncerti i parë. Turneu me 15 koncerte mbyllet më 9 prill në San Diego. /Telegrafi/