Tayna bëhet bashkë me Shkurte Gashin, veshja e tyre merr gjithë vëmendjen

Rep-artistja, Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna për një kohë të shkurtër u bë emri që po pushton të gjitha mediat rozë.

Menjëherë pasi publikoi këngën e parë, ajo fitoi shumë fansa dhe tani është një ndër këngëtaret më të pëlqyera, përcjell ORAinfo.

Krahas angazhimeve me projekte muzikore, Tayna është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, kun a sjell shpeshherë imazhe të bukura përmes Instagramit.

E së fundi ajo ka publikuar një fotografi me këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Shkurte Gashin.

Në këtë fotografi të dy artistet duken mjaft bukur, duke shikuar njëra-tjetrën. Ndërsa veshja e tyre tërheq vëmendjne, ku të dyja shfaqen veshur zi. /ORAinfo/