Tayna: Kaq shumë xhelozi dhe zili, duhet të jem e kujdesshme
Tayna vazhdon të jetë njëra nga reperet më “IN” kosovare.
Ajo është shumë e pëlqyer nga publiku dhe deri më tani këngët e saj janë mëse të suksesshme, shkruan lajmi.net.
Por, përveç kësaj reperja nga Prizreni, cilësohet të jetë rivale e shumë artisteve tjera shqiptare, posaqërisht këtyre të rejave.
Në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, këngëtarja vjen atraktive dhe mjaft në formë gjersa tregon se e kanë zili për suksesin që ka arritur.
“Kaq shumë xhelozi dhe zili, duhet të jem e kujdesshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.
“Aje”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga Tayna në bashkëpunim me reperin, Ledri Vula e cila së shpejti vjen me projekte të reja. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
So much envy&jealousy gotta be cautious
albshowbizzz.com