Tayna merr “fronin e mbretëreshës”, shkak klikimet në Youtube
Kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi i këngës së re “Ring Ring” nga Tayna dhe ka arritur suksesin e parë.
Reperja ka arritur 1 milionë klikime pa u bërë ende një javë që është në kanalin Youtube. Me anë të një postimi në Instagram, ajo tregoi se është shumë e lumtur për këtë arritje.
Janë të rrallë artistët që marrin kaq shumë klikime në vetëm dy ditë.
“Ring Ring” është një këngë që Tayna ia ka dedikuar vetes dhe suksesit që pati në një kohë të shkurtër.