Tayna paralajmëron këngën e re: Është hip hop, ka temë personale

  
  

Hip hop ylli i ri, Tayna, ka paralajmëruar se po vjen me projekt të ri.

Ajo ka një muaj që nuk ka sjellë asnjë këngë dhe duket se po vjen momenti i madh për adhuruesit e reperes.

Kënga që ajo do të publikojë sipas saj ka temë personale dhe do të lansohet më 13 ose 14 shkurt.

Në një pyetje nga fansat, Tayna zbuloi se projekti i saj i radhës është hip hop dhe ka temë pesonale.

Muzika po punohet nga producenti Cricket i cili po përkujdeset për anën muzikore të këngëtares.

Tayna konsiderohet një prej emrave më të pëlqyer të hip hopit shqiptar.

Ajo ka treguar anën e saj të butë më parë në projektin “Doruntina”, ndonëse në projektet tjera u shfaq më ofensive. /Telegrafi/