Të gjitha çmimet Oskar do prezantohen gjatë transmetimit live
Organizatorët e Oscarëve kanë anuluar një vendim të mëparshëm për të prezantuar katër çmime gjatë reklamave, pas përballjes me një reagimtë ashpër nga aktorët.
Fillimisht Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjeve si dhe “make-up” do të ndaheshin gjatë kohës së transmetimit të reklamave. Çmimet do të jepeshin në internet në përpjekje për të shkurtuar trasmetimin televiziv.
Dhjetëra regjizorë, kinematografë dhe aktorë e kritikuan vendimin.
Organizatorët thanë se i morën parasysh “reagimet” dhe ndryshuan mendje.
Në një deklaratë Akademia tha: “Të gjitha çmimet do jepen në formatin tradicional.”
Por kjo nuk është polemika e parë që Oskar përballet. Akademia vendosi të prezantojë një kategori të re këtë vit por hoqi dorë pas një reagimi të ashpër.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të 24 shkurtit nuk do ketë as mikëpritës pasi aktori Kevin Hart u largua pas polemikave për homofobi.