Të gjithë fituesit në “Brit Awards 2019”

  
  

Është mbajtur edhe mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës, “Brit Awards 2019”.

Yjet pjesëmarrës në këtë eveniment sivjet ishin të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

  

Dua Lipa nuk mungoi sivjet në “Brit Awards” (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

  

Shqiptarët patën një arsye më shumë për tu ndjerë krenarë, kjo pasi edhe në këtë ngjarje, Dua arriti të rrëmbejë një nga çmimet e mbrëmjes.

Ishte kënga “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, që iu dha atyre çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit.

  

Little Mix fituan çmimin “Videoja më e mirë muzikore” në “Brit Awards 2019” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

  

Ndërkohë, një nga çmimet më nderuese të mbrëmjes: ai për “arritje jetësore” i është dhuruar këngëtares Pink.

  

Pink është shpërblyer me çmimin honorifik për kontribut artistik në “Brit Awards 2019” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

  

Ndonëse u shpërblyen me çmime, emra të rëndësishsëm të tregut të muzikës botërore si: Ariana Grande, Beyonce dhe Jay-Z, Drake dhe Ed Sheeran, nuk ishin prezentë në skenë për të tërhequr çmimet e tyre.

E nominuar në këtë mbrëmje ka qenë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila gjithashtu nuk ka qenë prezente në mbrëmje, për shkak të turit të saj në Amerikë.

Kjo është lista me fituesit në edicionin e sivjetmë të “Brit Awards 2019”:

MASHKULLI I VITIT:
Sam Smith
Craig David
Aphex Twin
Giggs
George Ezra 

FEMRA E VITIT;
Florence + the Machine
Jorja Smith 
Anne-Marie
Lily Allen
Jess Glynne

KËNGA MË E MIRË BRITANIKE E VITIT:
Sign up for the Sleeve Notes email: music news, bold reviews and unexpected extras
Read more
Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss 
George Ezra – Shotgun
Rudimental – These Days (feat. Jess Glynne, Macklemore & Dan Caplen)
Dua Lipa – IDGAF
Annie-Marie – 2002
Clean Bandit – Solo (feat. Demi Lovato)
Sigala & Paloma Faith – Lullaby
Ramz – Barking
Jess Glynne – I’ll Be There
Tom Walker – Leave a Light On

DEPËRTIMI MUZIKOR I VITIT:
Mabel
Idles
Ella Mai
Tom Walker 
Jorja Smith

GRUPI MUZIKOR I VITIT:
Arctic Monkeys
Gorillaz
The 1975 
Little Mix
Years & Years

VIDEOJA MË E MIRË MUZIKORE E VITIT:
Anne-Marie – 2002
Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss
Clean Bandit – Solo (feat. Demi Lovato)
Dua Lipa – IDGAF
Jax Jones – Breathe (feat. Ina Wroldsen)
Jonas Blue – Rise (feat. Jack & Jack)
Liam Payne & Rita Ora – For You (Fifty Shades Freed)
Little Mix – Woman Like Me (feat. Nicki Minaj) 
Rita Ora – Let You Love Me
Rudimental – These Days (feat. Jess Glynne, Macklemore & Dan Caplen)

GRUPI MË I MIRË INTERNACIONAL:
The Carters
First Aid Kit
Brockhampton
Chic & Nile Rodgers
Twenty-One Pilots

MASHKULLI MË I MIRË INTERNACIONAL:
Drake 
Eminem
Kamasi Washington
Shawn Mendes
Travis Scott

FEMRA MË E MIRË INTERNACIONALE::
Cardi B
Camila Cabello
Christine and the Queens
Ariana Grande 
Janelle Monáe

ALBUMI MË i MIRË BRITANIK:
Jorja Smith – Lost & Found
The 1975 – A Brief History of Online Relationships 
Florence + the Machine – High as Hope
Anne-Marie – Speak Your Mind
George Ezra – Staying at Tamara’s

PRODUCENTI MË I MIRË BRITANIK:
Calvin Harris

ÇMIMI PËR KONTRIBUT NË MUZIKË
Pink.

/Telegrafi/