Të gjithë po flasin për demaskimin që aktori i bëri të dashurës, Xhemi Shehu tregon pse nuk i ka folur Rezart Veleshnjës [FOTO]

 

Ditën e djeshme, aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja na befasoi të gjithëve pasi demaskoi të dashurën që e kishte tradhtuar në Instagram. Ai zbuloi se partnerja e tij kishte pasur 4 lidhje në të njëjtën kohë, ndërsa theksonte vazhdimisht se do ta degjeneronte “plehrën” në sy të të gjithëve. Por sot aktori i ka fshirë të gjitha postimet fyese për të, dhe ka dhënë një shpjegim që na la pa fjalë. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Ëashington.

Por ndërkohë që të gjithë po flisnin për këto postime të Rezartit, moderatorja Xhemi Shehu rrëfeu një ngjarje që i ka ndodhur disa kohë më parë me aktorin Veleshnja. Dyshja kishte për të realizuar një skenë se bashku e ndërkohë që po bënin prova, Rezarti e kishte zgjatur më shumë se ç’duhej pjesën e tij, duke e detyruar Xhemin që t’i kërkonte atij të nxitojë pasi u bënë vonë.

Mirëpo duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktorit i cili jo vetëm që nuk e ka ndërprerë por e ktheu të gjithë pjesën nga dialog në monolog.

“Iku dhe më la si pemë”; tregoi Shehu duke qeshur teksa kujtonte episodin me kolegun e tij.

Pas asaj ngjarje Xhemi rrëfu se ajo dhe Rezarti kanë qëndruar dy javë pa folur me njëri-tjetrin.

xhm.jpg

 

albshowbizzz.com