Të gjithë po flasin për lidhjen e re të Arbanës, por mos vallë Xhemi sapo i vuri kapakun këtij muhabeti me këtë reagim?! Ja ç’bëri [FOTO]

 

Prej javësh tashmë në media po qarkullon lajmi i ndarjes së Arbana Osmanit nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një djalë. Arbana jetën private është përpjekur ta mbajë larg syrit publik, megjithëse ka një martesë 16 vjeçare me partnerin e saj Ardit Kero. Ata kanë dhe një djalë bashkë, Jonin, i cili është 4 vjeç tashmë.

Por prej ditësh në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur.

Ka qenë mikesha e saj më e ngushtë Xhemi Shehu ajo e cila ka publikuar një foto në Instagram ku shihet Arbana teksa qesh dhe merret me telefonin. Mesazhi që ka shkruar Xhemi në foto është “Ne bëjmë çfarë të duam” dhe me siguri e ka patur për Arbanën e ky mesazh nuk ka nevojë për shumë koment pasi ka dashur të na thoi që Arbana po bën atë që do.

xhme.jpg

 

albshowbizzz.com