Telashet nuk kanë fund! I bëri DISS reperit në këngën e fundit, kërcënohet me jetë FERO[FOTO]

 

Mesa duket Fero ka hapur telashe të reja dhe kësaj radhe me grupin e TBA.

Në rrjete sociale reper-i është ofenduar rëndë nga vëllai i Unikkatil, mesa duket për shkak të rreshtave që ai ka lëshuar në këngën e fundit “Baba për Ikona”.

Por, kjo nuk ka mbaruar me kaq. Klepto, anëtar i TBA-së e ka çuar situatën një hap më tutje duke e kërcënuar Feron për jetën e tij me një armë të gjatë duke i përmendur frazën “gang-gang” me të cilën ai identifikohet.

Grupi në fjalë, ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, mirëpo si duket është fshirë më pas.

Ende nuk dihet nëse e ka fshirë Instagram-i vetë për shkak të përmbajtjes që bie ndesh me politikat e tyre, apo e ka fshirë grupi TBA.

rem.png

 

 

 

albshowbizzz.com