Teuta Krasniqi ndan me fansat një çast afrimiteti me Adonisin
Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon ndonjë fotografi nën shoqërinë e bashkëshortit, apo dy vajzave të saj.
Ndërsa së fundmi, aktorja e njohur ka vendosur të publikojë në InstaStory një imazh intim me bashkëshortin e saj, Adonis Morinën.
Bëhet fjalë për një fotografi, ku Adonisi shfaqet i shtrirë, teksa Teuta pushon e qetë mbi shpatullat e tij.
“T’du”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e këtij imazhi, duke bërë kështu të ditur dashurinë e madhe që ndjen ndaj burrit të saj.
Teuta ndërkohë përveç jetës profesionale, ka treguar se është edhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.
Krasniqi është më shumë e njohur për publikun si ‘Saranda’ e hit serialit “Kafeneja Jonë”, teksa viteve të fundit, është angazhuar edhe mentore në qendrën e artit për fëmijë, “iStar”. /Telegrafi/