Teuta Krasniqi: Unë jam imunizuar prej shkrimeve të tilla
Ditën e djeshme u publikua dokumenti ku aktorja Teuta Krasniqi kishte fituar tenderin në RTK për realizimin e serialit “ISTAR” nga “Teuta Production Company”, tender ky i cili kap shifrën prej 216 mijë eurosh, shkruan GazetaBlic.
Sipas dosjes së tenderit, kontrata ka hyrë në fuqi me datën e nënshkrimit 8 shkurt 2019 dhe do perfundojë në afat prej 12 muajve. Tenderi i fituar për realizimin e këtij seriali për adoleshentë, përmban 24 episode, me një kosto prej 216 mijë euro, ndersa kostoja e një episodi vlerësohet të jetë rreth 9 mijë euro.
Reagimet ishin të shumta, e që lidheshin direkt me vëllain e saj, Memli Krasniqin, që shumë prej tyre shpreheshin se ajo ka arritur ta fitonte këtë tender nga ai.
E në një postim të bërë ka reaguar edhe vet aktorja duke u shprehur se nuk merret aspak me këtë punë, duke thënë se do vazhdoj t’i shikojë punën time, e përmes saj të inspirojë të tjerët.
“Une jam e imunizuar prej shkrimeve te tilla… sikur ta kisha kthy koken prapa pas secilit “opinion” a shkrim te tille, nuk besoj qe kish mbet ne mua as njerezi e as profesionalizem. Por fatmiresisht qe ne kete vend ka shume njerez si ti qe dijne me pa sy hapur dhe mendje hapur e me vleresu punen dhe mundit e tjetrit. E cmoj shume mbeshtetjen e secilit, sinqerisht. Une do te vazhdoj si deri tash, me i shiku vec punet e mia dhe shpresoj shume qe permes punes sime, me i prek edhe jetet e te tjereve ne menyren me inspiruese te mundshme. Ndjej shume dashni dhe rrespekt per gjithe ata qe i shohin gjerat me mendje dhe zemer te hapur ashtu sic jane dhe ndjej shume keqardhje per gjithe ata qe mllefin e tyre dhe pamundesine per vetrealizim, e shprehin duke u mundu te zvogelojne punen dhe perkushtimin e tjetrit”, ka shkruar Teuta.
albshowbizzz.com