‘The Sun’ për Dua Lipën: Nga vajzë e refugjatëve kosovarë deri tek fama

 

Ylli i muzikës ‘Pop’ Dua Lipa ka botën në këmbët e saj pasi u bë artistja më e nominuar në ‘Brit Awards’, për të dytin vit radhazi, shkruan The Sun, përcjellë GazetaBlic.

Ajo gjithashtu fitoi dy Grammys të dielën e kaluar, duke u emëruar si artistja femër që ka shitur më shumë gjatë vitit 2018, si dhe u zbulua vepra e saj prej dylli në Madame Tussauds të Londrës.

Por, ne mund të zbulojmë se ndërsa 23 vjeçarja, Dua Lipa po shkruante dhe realizonte muzikën e saj, ajo jetonte me familjen e saj në një banesë të vogël në Londër.

‘The Sun’ të dielën gjurmoi miqtë dhe ish-fqinjët e Duas për të përshkruar udhëtimin e saj të shquar nga vajzë e refugjatëve kosovarë deri tek fama.

Një famë që do të rritet pas ‘Brit Awards’ që do të mbahet këtë të mërkurë.Mikesha e saj më e mirë Zana Veseli, të cilën Dua e ka njohur që nga fëmijëria, tha për ‘The Sun’ se muzika nuk ka ndryshuar këngëtaren.

“Dua është i njëjti person tani siç ka qenë gjithmonë. Gjithë jetën e saj ajo ka dashur të jetë një yll pop-i. Ta shohësh atë duke fituar kaq shumë çmime është thjesht e mahnitshme”, tha Zana.

Dua jetonte në një banesë të vogël(ngushtë) në West Hampstead, në veri-perëndim të Londrës, me babain Dukagjinin, 49 vjeçar, me nënën Anesa, 46 vjeçare, motër Rinën, 17 vjeç dhe 12 vjeçarin Gjin Lipa, deri vitin e kaluar.

Gjyshja Ana Antunes tregon se ka parë Duan teksa kthehej në banesëën me tri krevate pas ndejave të ndryshme.

55 vjeçarja, Ana tha: “Është e mahnitshme se sa shumë ka arritur duke pasur parasysh se familja e saj erdhi nga asgjëja.

Vajza e Anas, Anna Batista, 31 vjeç, një agjente e pasurisë shtoi: “Babai i Dua ishte miqësor”

“Ne ishim shumë të habitur kur zbuluam se vajza e tyre është e famshmja Dua”‘

The Sun’ tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë, refuzimin e tij për t’i rishkruar librat e historisë dhe largimin nga puna.

Kompozitori kosovar dhe miku i familjes Florent Boshnjaku, zbuloi: “Ishte një kohë shumë e frikshme. Ata mbyllën të gjitha shkollat ​​dhe mediat. Çdo akademik ishte në shënjestër. Kishte njerëz që u zhdukën. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të lëviznin nga aty”

Dua ka lindur në vitin 1995, tre vjet pasi prindërit e saj kërkonin azil në Britani të Madhe dhe u vendosën në kryeqytet.

Çifti Lipa punoi në kafene dhe bare për të arritur qëllimet, ndërsa në mbrëmje babai i saj bënte kurse biznesi, ndërsa nëna e saj ritrajnohej për turizëm.

Kur Dua ishte 11 vjeç dhe lufta në Kosovë kishte mbaruar, familja e saj u kthye në shtëpi. Por, katër vjet më vonë Dua u kthye në Londër ku jetonte vetëm me një shoqe.

“Mbaj mend akoma kur më tha se po kthehej në Londër. Ajo tha se donte të shkonte në shkollë dhe të punonte si modele. Nuk mendoja se ajo do t’i zgjaste më shumë se një muaj, ishte vetëm një vajzë e vogël”, tregoi Zana për ‘The Sun’.

“Dua ishte gjithmonë e përkushtuar. Ajo ishte shumë e talentuar që në moshë të vogël dhe fokusi i saj kryesor ka qenë gjithmonë këndimi”, vazhdoi më tej Zana.

Familja e Duas u kthye në Londër në vitin 2012 dhe ajo u vendos me ta në banesën në West Hampstead, e cila ishte shtëpia e tyre deri në mars të vitit të kaluar. Ajo dhe familja e saj tash kanë një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.

 

albshowbizzz.com