“Thell”, kënga më e re e Flaka Krelanit

  
  

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të projekteve që kanë ardhur kohët e fundit.

Radhën si duket e kishte këngëtarja Flaka Krelani, e cila ka sjell këngën më të re për fansat dhe dashamirët e muzikës.

“Thell”, titullohet kënga më e re e zeshkanes, të cilën nuk e ka shoqëruar me ndonjë video.

  

  

View this post on Instagram

  

T H E L L OUT NOW Nje prej kangeve te mia t’preferume… Kur te flet shpirti e mendja, zemra e zani… me disa ilustrime aty ketu, e nganjehere edhe pa doreza, kjo po qe eshte fuqi e Artit! Duani haptaz, thuajeni, shpreheni, pa frike e kushte! Dashnia na ka kriju. Mos hezitoni me e hap diten dhe me e mbyll me fjale te ambla, nuk eshte dobesi me dasht, eshte dobesi mos me mujt me dasht dhe krenaria me te ndal me e shpreh… Edhe po u lendum, krejte jemi bashke ne kete univers, e s’ka ma te ambel se lendimi prej dashnis……… Shpresoj me ju pelqy, se krejt cka bohet, bohet per Ju! Happy Valentines ? Shume dashni per ju ??❤️ Prod by: @xhimiondebeat_official Video Animation: @drilonpantina @lycaonstudio @j2lrecords @flowrentld LINK IN BIO #Thell #newsong #musicaudio #outnow

A post shared by Flaka Krelani (@flaka.krelani) on Feb 14, 2019 at 3:08am PST

  

“Një prej këngëve të mia të preferuara… Kur të flet shpirti e mendja, zemra e zëri… me disa ilustrime aty këtu, e nganjëherë edhe pa dorëza, kjo po që është fuqi e Artit!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Tekstin dhe melodinë e ka shkruar vetë bukuroshja gjakovare, e cila njihet edhe si tekstshkruese e mirë.

Producent i këngës është XHODB derisa për videon është përkujdesur Drilon Pantina dhe është regjistruar në studion “J2L Records”.

Ndryshe, Krelani ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/