Tradhtia për pak i shkatërroi martesën, Offset: Ky gabim më bëri të vlersoja Cardi B

  

Cardi B pak kohë më parë njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Offset, për shkak të tradhtisë.

 Por çifti u rikthye sërish bashkë, pasi reperja vendosi ta falte babain e fëmijës së saj.

Këngëtari tha se të dy po përpiqen për të rregulluar marrëdhënien e tyre, për hir edhe të vajzës Kulture Kiari.

“Duhet të kalojmë përmes disa gjërave, që të mund të rritemi,”-tha ai. “Jo në televizor, por prapa skenave, duke njohur njëri-tjetrin dhe vlerësuar ata që të rrethojnë. Sepse një gabim më bëri ta vlerësoja Cardi B.”