Transformohet Luana Vjollca, nuk do e njihni në postimin e fundit

 
 

Luana Vjollca ka zgjedhur të urojë festën e ‘Shën Valentinit’, pak orë pas mesnate duke publikuar një foto në ‘Instagram’.

Moderatorja ka bashkangjitur disa fjalë mbi foton e publikuar, që mendohet të jetë pjesë e shkëputur nga klipi i saj më i ri.

“Afër ty me t’pas, krejt i kisha fal. Gëzuar ditën e ‘Shën Valentinit’ “, shkruan Luana.

Ajo çfarë bie në sy është ‘look-u’ i saj, i cili ka ndryshuar edhe kësaj here, megjithatë mbetet që të gjithë fansat e Vjollcës të presin, për të zbuluar më shumë.
Pak kohë më parë moderatorja tregoi se kënga që do të vijë mban titullin ‘Gyle Gyle’ dhe pritet të jetë shumë ritmike.

 

 
 

albshowbizzz.com