Tristan tradhtoi Khloé me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, reagojnë më në fund klani KARDASHIAN [FOTO]
Një ndër lajmet që po bën zhurmë dhe po qarkullon kudo është skandali i radhës i tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Basketbollisti e tradhëtoi atë me shoqen e ngushtë të motrës së saj Jordyn Woods.
Edhe pse ai në fillim e mohoi, kur u takua me Khloe i ka pranuar gjithçka dhe kjo ka çuar që ajo t’i japë fund marrëdhënies së tyre.
Menjëherë pas lajmit ka reaguar e para Kim Kardashian, e cila e ka hequr ka Instagrami Jordyn Woods dhe po të njëjtin veprim e ka bërë edhe Kendall Jenner.
Sipas mediave të huaja, familja Kardashian është shumë e mërzitur dhe e xhindosur me veprimin e Tristan Thompson.
Një ndër kuriozitetet më të mëdha që ne kishim ishte se si do të reagonte Kylie Jenner ndaj shoqes së saj të ngushtë. 21 vjeçarja e ka nxjerrë nga shtëpia Jordyn Woods dhe kjo e fundit ka shkuar të jetojë tek shtëpia e nënës së saj.
Ndërkohë që Khloe Kardashian vazhdon e mban ende në Instagram Jordyn, ku vlemë të theksojmë se dy ditë para se të merrej vesh skandali ajo i ka komentuar në foto.
albshowbizzz.com