Trokit/ Çifti i famshëm merr bekimin LIVE! Eni dhe Genci paskan një të tretë, që nuk i ndahet [VIDEO]
Ehhh dashuria! Kur ajo troket edhe tek personazhet e njohura, bëhet edhe më e bukur. Këngëtarja Greta Koçi ishte sot e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në ‘Trokit’. Klipi i saj ‘Aman’ ishte lajtmotivi i intervistës por edhe karriera e gjatë e këngëtares. Greta pranoi se në kohën e rrjeteve sociale, është tërhequr nga intervistat televizive edhe pse s’mund ti thoshte ‘JO’ Ermalit. Por a mund të fliste Greta për herë të parë për lidhjen e Enit dhe Gencit? Patjetër, madje në ‘Trokit’ ndau disa rrëfime shumë të sinqerta dhe ekskluzive.
‘Unë kam raporte shumë të shkëlqyera me Gencin. Jo vetëm unë, edhe prindërit e duan shumë, edhe ai po shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, I dashur. Jam e lumtur për ta dhe uroj: U PLAKSHI BASHKË’.
Ermali e ngacmon me shaka duke i thënë që më siguri ajo nuk i ndahet, teksa përgjigja e Gretës është epike! Zbuloni këtë dhe më shumë për raportin e tyre në videon e mëposhtme!
albshowbizzz.com