Tuna rikthehet te bashkpuntorët e vjetër, në projektin e ri punon me Armend Rexhepagiqin
Ju kujtohet Tuna e kohës së hitit “Bileta”?
Pikërisht, këngëtarja ka vendosur që t’u kthehet këngëve të saj të vjetra që e katapultuan fillimisht suksesshëm në skenë.
Ajo për këtë ka vendosur që të rikthehet të bashkëpunojë me një prej emrave të shquar të skenës, Armend Rexhepagiqin.
Dyshja kanë bashkëpunuar shumë kohë më parë e duket se tash kanë në plan projekte të reja muzikore.
Tuna ka postuar në Instagram pamje nga studio ku gjendet me Armend Rexhepagiqin.
Duket se dyshja po bëjnë gati një projekt të ri i cili do të publikohet shpejt e me gjasë do të jetë baladë.
Kujtojmë se Tuna bashkëpunoi 12 vjet më parë me Armendin, në hitin e atëhershëm, “Bileta”.
Tuna ndryshoi ndër vite stilin e saj duke u shfaqur shumë provokative dhe me këngë me tematike ofensive, por si duket ajo ka vendosur të kthehet në zhanrin që e kultivoi në fillim të karrierës.
Këngëtarja është e lumtur në martesë me Patris Berishën, dhe kanë një djalë nga dashuria e tyre, Tianin. /Telegrafi/