U akuzua për abuzim seksual me djem të mitur, Bafta heq nga nominimet regjisorin
Regjisori i Bohemian Rhapsody, Bryan Singer është hequr nga nominimet e Bafta për shkak të akuzave se abuzoi seksualisht me djem nën moshë.
Bafta tha se filmit i tij Bohemian Rhapsody mbetet i nominuar për çmimin Outstanding British Film por nominimi i Singer u pezullua.
Pretendimet vijnë nga një artikull i publikuar në The Atlantic, i cili citon katër burra që thotë se nuk kanë folur publikisht më parë.
53-vjeçari mohon akuzat që i quan “shpifje homofobike”.
Bafta Film Awards 2019 do zhvillohen në Royal Albert Hall në Londër të dielën (10 shkurt).
Akademia tha se pezullimi do vazhdojë derisa të zgjidhet çëshjta e akuzave.
Singer u shkarkua si regjisor i Bohemian Rhapsody tri javë para se të përfundonin xhirimet.
Ai më parë ka qenë regjisor i filmave si si X-Men, Superman Returns dhe The Suspects Usual, për të cilin mori një nominim Bafta në vitin 1996.