U kap me burrin e motrës, Kylie Jenner “nxjerr” shoqen e ngushtë nga familja

  

Kylie Cosmetics bëri një ulje çmimesh për linjën e buzëkuqeve që krijoi me shoqen e saj Jordyn, pasi doli skandali i tradhtisë me Tristan Thompson.

Kylie Jenner duket se do ti japë fund shoqërisë me Jordyn Woods, e cila thuhet se ishte vajza me të cilën Tristan Thompson tradhtonte Khloe Kardashian.

Për të dhënë një mbështetje për motrën, Kylie uli çmimin e linjës së buzëkuqeve me shoqen e saj nga 27 dollarë në 13.50 dollarë.

Pas kësaj, të gjitha u shitën dhe mendohet se sipërmarrësja nuk do e nxjerrë më këtë linjë. Para disa javësh u deklarua se Tristan dhe Thompson janë ndarë zyrtarisht.  Raportohet se shkaku i ndarjes së tyre është se basketbollisti ka tradhtuar Khloe me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Sipas TMZ, Tristan tradhtoi Khloe me Jordyn  gjatë një feste në shtëpi në fundjavë.

Media rozë shtoi se ylli i televizioneve e zbuloi këtë gjë të hënën dhe i fund menjëherë marrëdhënies mes tyre.